Është pikërisht Monika Lubonja. Aktorja e cila ishte pjesë e edicionit të parë të “Big Brtoher VIP” në Shqipëri.
Monika ishte një ndër banoret kyç në shtëpi e cila doli nga aty vetëm një javë para finales. Ajo ka luajtur shumë role në film dhe teatër, duke lënë gjurmë në aktrimin e Shqipërisë.
Nëse flasim për fizikun, padyshim aktorja nuk ka të sharë dhe futet lehtësisht te gratë më të bukura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm.
Momentalisht ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe intervista të ndryshme dhe ka ngritur dyshime se mund ta shohim edhe me një emision të sajin.