Thuajse të gjithë kundër, Rusia “provokon”: Marrëdhëniet me Kinën janë më të forta se kurrë

Marrëdhëniet Rusi-Kinë në nivelin më të fortë ndonjëherë, thotë Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se marrëdhëniet e Moskës me Pekinin tani janë në nivelin e tyre më të fortë ndonjëherë.

Kina ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj, duke këmbëngulur se do të mbajë shkëmbime normale ekonomike dhe tregtare me këtë të fundit, dhe ka refuzuar të dënojë publikisht masën.

Kina ka qenë një nga vendet që nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka qenë shumë kritike ndaj sanksioneve perëndimore dhe përpjekjes së diskutuar për të dëbuar Rusinë nga grupi G20 i ekonomive kryesore mbi të.


Shtuar 28.03.2022 11:22