Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit i janë drejtuar sërish selisë së Partisë Demokratike.
Kjo vizitë e tyre në selinë blu, vjen një ditë pasi gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bëhet fjalë për deputetët Flamur Noka, Belind Kellici dhe ish-deputeti Kelvis Balliu.
Sipas burimeve, mësohet se ata do të shohin nga afër ambientet e selisë blu, konkretisht dyert që kanë pasur funksionin bindues për të cilat është kërkuar që të hiqen.
“Ekspertët na thanë që do kohë të ç’bunkerizohet selia”, theksoi Noka./albeu.com/