Ditën e sotme është publikuar një vide nga Sky News, ku ekipi i tyre po sulmohej nga artileria e rëndë ruse ndërsa po përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilët.
Korrospodentja e Sky News Alex Crawford 59 vjeç dhe ekipi i saj shihen në video të shtirë në tokë mes britmave dhe zhurmës së shpërthimit të raketave ruse gjatë sulmit.
Të lidhura
None found
Pamjet dramatike të kamerës së dorës tregojnë momentin kur ekipit i thuhet të ‘zbresë’, duke u shtirë në tokë ndërsa Crawford përpiqet të përfundojë regjistrimin duke raportuar për sulmin e befasishëm.
Por ajo është e shqetësuar ndërsa përshkruan skenën nga britmat e një civili aty pranë që paralajmëron për zjarr të mëtejshëm, duke detyruar ekipin e Sky News të hypë në automjet në mënyrë që të mund të iknin.
Incidenti vjen vetëm disa javë pasi kryekorrespondenti i Sky, Stuart Ramsay dhe operatori i kamerës Richie Mockler u goditën nga plumbat kur një makinë që transportonte ekipin e tyre drejt Kievit u zu në pritë nga forcat e Vladimir Putinit.
