Rrihen me karrige dy gazetaret e njohura shqiptare përpara ndeshjes së kombëtares

Një skandal i madh ka ndodhur dje në Kosovë teksa mësohet se janë përleshur me njëra tjetrën dy zyrtaret e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bëhet fjalë për Alba Morinën dhe Maki Bajramin, njëkohësisht gazetare të Kanal10 dhe Klan Kosova.

Siç raporton Sporti.info, dy punonjëset e Federatës kanë goditur me karrige njëra-tjetrën. Ngjarja e turpshme ka ndodhur para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës U-17 kundër Gjermanisë U-17, e vlefshme për futbollin e femrave.

Një ngjarje e turpshme që tregon edhe njëherë tensionin që ekziston në komunitetin e futbollit të Kosovës para zgjedhjeve për president të FFK-së./


Shtuar 26.03.2022 10:31