I vunë tritolin “Xhemal Bushatit” në Shkodër, vjen reagimi i parë nga PD

Partia Demokratike ka reaguar për vendosjen e tritolit në bizneset e Xhemal Bushatit.

PD dënon sulmin ndaj pronës së Bushatit, ndërsa thekson se nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Selia blu kërkon që të merren masa të menjëhershme ndaj kësaj ngjarjeje dhe të nisin hetimet menjëherë, pasi sipas PD-së, Xhemal Bushati është një nga personat më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kujtojmë se gjatë natës biznesit të kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, iu vendos lëndë plasëse. Për pasojë u raportuan vetëm dëme materiale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!/albeu.com/