Trump padit Hillary Clinton, e akuzon për mashtrim në zgjedhjet e 2016

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump  ka ngritur një padi kundër Hillary Clinton dhe zyrtarëve të tjerë demokratë, duke pretenduar se ata u përpoqën të manipulonin zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, lidhur fushatën e tij zgjedhore me Rusinë.

“Duke vepruar së bashku, të pandehurit komplotuan me qëllim të keq për të ekspozuar një histori të rremë, se kundërshtari i tyre republikan, Donald J. Trump po bashkëpunonte me një fuqi të huaj armiqësore”, tha ish-presidenti në një padi të paraqitur në gjykatën federale në Florida.

Trump, i cili fitoi Clinton në zgjedhjet e 2016, flet për “shantazh” dhe “komplot për të përhapur gënjeshtra të dëmshme”.

Pretendimet e Trump, megjithatë, po minohen nga një raport 966 faqesh i publikuar në gusht 2020 nga një komitet i Senatit i kontrolluar nga republikanët.

Raporti del në përfundimin se Rusia përdori ekzekutivin Paul Manafort dhe faqen e internetit të ËikiLeaks për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet e 2016.

Manafort ishte anëtar i stafit të fushatës së Trump për pesë muaj në 2016.

Akuzat për ndërhyrje të dyshuar ruse në zgjedhje, të cilat Moska i mohoi, nxitën një hetim dyvjeçar të udhëhequr nga prokurori special Robert Mueller.

Në padinë e tij, Trump kërkon kompensim dhe sanksione./albeu.com


Shtuar 24.03.2022 20:30