“Unë jam Metaj!” Presidenti zbulon ku i mori të dhënat patronazhistja e tij

Presidenti Meta gjatë një konference për mediat deklaroi se të dhënat e tij nga patronazhisti janë të sakta duke deklaruar se këto të dhëna zyrtare janë marrë nga eAlbania.

Meta deklaroi se kjo vërtetohet për shkak se në databazën e publikuar, emri i tij shkruhet Ilir Metaj (emri i saktë)  dhe jo Meta.

Pjesë nga fjala e Metës:

Unë jam Ilir Rexhep Metaj, se s’dua të përmend emrin e patronazhistes, e kam bërë zgjedhjen time, dua të jem me shqiptarët. Ka dhe njerëz këtu afër që shqetësohen sesi do shkojnë punët në Shqipëri (i referohet Vuçiçit), ja ku po ua them se sondazhet janë të gjitha të blera nga Edi Rama.

Ja ku ua them që opozita do të marrë 90 mandate, në rast se do që ti shesë pastaj kjo është punë tjetër, por nuk ka për ta lejuar Ilir Meta as këtë. Larg duart nga zgjedhjet, larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë.

Do të kenë fakte se si merren peng biznese në Shqipëri, si merren peng qytetarët shqiptarë, marshimi i 2 Marsit në 25 Prill, do ftoj shumë shpejt dhe trupën diplomatike, që do i njoh me fakte skandaloze. Mosveprimi në kohë i prokurorisë është shumë i rëndë.

Është çmendur Ilir Meta që shikon armiq kudo, por mbrëmë e patë se kush ishte patronazhisti i Edi Ramës (Vuçiçi).

 

 


Shtuar 19.04.2021 13:55