Laporta siguron blerjen e parë, arrihet marrëveshja me super sulmuesin

Vetëm pak ditë pasi u zgjodh presidenti i Barcelonës, Laporta raportohet se ka arritur të sigurojë transferimin e parë.

Sipas prestigjozes spanjolle “AS”, Laporta ka arritur të bindë sulmuesin aktual të Manchester City-t Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas do të kalojë te Barcelona si lojtar i lirë, pasi në fundin e këtij sezoni i skadon kontrata me Manchester Cityn.

32 vjeçari thuhet se do nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

Kontrata pritet të nënshkruhet në momentin kur Laporta ta marrë edhe zyrtarisht postin e të parit te FC Barcelona. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 12:21