SERIE A/ Milan – Napoli, formacionet e mundshme

Ditën e sotme do të luhet ndeshje kryesore e javës së 27 në Serie A, ajo mes Milanit dhe Napolit.

“Kuqezinjtë” duen fitore për të vazhduar  garën për titullin kampion, në krahun tjetër “napoletanët” duan fitore për të siguruar një vend top 4.

Stefano Pioli as sonte nuk do të mund të llogarisë në disa prej lojtarëve kryesor, pasi shkaku i lëndimeve mungojnë: Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Mario Mandzukic dhe Ismail Bennacer, teksa në dyshim janë edhe Davide Calabria e Alessio Romagnoli.

Kurse, te skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso sonte shkaku i lëndimeve mungojnë: Amir Rrahmani, Fabio Ghoulam dhe Andrea Petagna.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Hernandez, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Krunic, Castillejo; Leao.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Bakayoko, Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:45 në “San Siro”.  /albeu.com/

Shtuar 14.03.2021 11:03