Deputetja e rizgjedhur e LDK-së, Valentina Bunjaku, teksa ka folur për kandidatët për kryetar të LDK-së, tha se tre kandidatët kanë dhënë kontribut në parti, por ka veçuar Lutfi Hazirin.
“Lutfi Haziri ka qenë në ditë të mira e të këqia në LDK, ka përballu fortuna…. I ka besu Ibrahim Rugova pse mos t’i besojnë delegatët”, tha Bunjaku ndër të tjera në një pronocim për T7.
Të lidhura
None found
Deri tani, kandidatë të aprovuar për kryetar të LDK-së janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.
Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët.
Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.
Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.
