Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se ka lëshuar raketa lundrimi në Ukrainë nga anijet në Detin e Zi dhe Detin Kaspik këtë fundjavë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov shtoi se Rusia kishte lëshuar raketa hipersonike, të cilat udhëtojnë me pesë herë shpejtësinë e zërit, nga hapësira ajrore e Krimesë.
Ai pretendoi se këto sulme kishin shënjestruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.
“Raketat e lundrimit Kalibr u lëshuan nga ujërat e Detit të Zi kundër uzinës Nizhyn që riparon automjetet e blinduara ukrainase të dëmtuara në luftime,” tha zoti Konashenkov.
Raketa të tjera, duke përfshirë raketat hipersonike Kinzhal, u lëshuan nga Krimea për të shkatërruar një strukturë magazinimi karburanti të përdorur nga Ukraina, shtoi ai.
Moska gjithashtu pretendon se ka goditur një qendër përgatitore ushtarake ukrainase, ku ishin vendosur luftëtarët e huaj që bashkoheshin me forcat e Kievit.
Rusia ka vazhduar të mohojë pretendimet perëndimore se po synon zonat civile.