Bashkia e Fierit, është e para bashki në vend që ka marrë masa sa i përket krizës së energjisë elektrike.
Nëpërmjet një postimi, bashkia shkruan se furnizimin me ujë do të jetë i kufizuar për të ulur sa më shumë konsumin e energjisë elektrike.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë!
Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë.
Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. /albeu.com