Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e pezullimit për Armando Dukën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit për Armando Dukën.

Duka mbetet i pezulluar edhe pas rizgjedhjes.

Gjjykata e Aplit në përfundim të gjykimit të çështjes lidhur me ankimin ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin u caktua masa e sigurimit ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, nuk ka pranuar kërkesën e ankuesve për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes mbi shkakun se ai është zgjedhur në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, pasi gjyqtari nuk e ka ushtruar asnjëherë këtë funksion, që mundësohej vetëm me leje të Këshillit të Lartë Gjyqësor, leje që nuk është dhënë në rastin konkret.

Se dyti, lidhur me gjykimin, çështja u shqyrtua me ankimin e tre personave nen hetim A. H., I. Sh. dhe A. M., të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kerkeses se prokurorit per caktimin e mases ndaluese. Sipas ankuesve, mungon dyshimi i arsyeshem i bazuar ne prova, per kryerjen e ndonje vepre penale, si dhe asnje prej tyre nuk eshte marre i pandehur dhe as ushtron nje funksion publik, referuar organizimit ne formen e nje OJF-je (shoqate), qe operon ne menyre te pavarur nga shteti. Po ashtu, vete prokurori ka kerkuar pezullimin nga ushtrimi i nje veprimtarie profesionale apo afariste, cka sipas anluesve, tregon se edhe organi i akuzes ka qene i bindur, se personat nen hetim nuk jane funksionare publike. Lidhur me kete pretendim, mbrojtesi i ankuesve, referoi nje sere normash te se drejtes nderkombetare dhe asaj te brendshme.

Ne vijim, mbrojtja parashtroi pretendimet mbi hetimet qe sipas saj bazohet ne disa shkrime ne media, nderkohe nuk ka asnje prove lidhur me objektin e hetimit dhe vepren penale te falsifikimit.

Kundrejt pretendimeve te ankuesve, prokurori i apelit Z. Genti Xholi, i kerkoi gjykates te miratoje vendimin e ankimuar, si nje vendim i drejte. Prokurori mbajti qendrimin se gjykata e shkalles se pare u ka dhene pergjigje te gjitha pretendimeve te ngritura nga ankuesit. Prokuroria ka filluar nje procedim penal konform ligjit procedural, ndersa masa e caktuar garanton hetimin dhe ligji e percakton ate me afat tre mujor.

Ne perfundim te gjykimit, ne vleresim te pretendimeve te ngritura ne ankimet e personave nen hetim, Gjykata e Apelit Tirane vendosi:

⁃ Miratimin e vendimit nr. 492/1 akti, date 04.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.


Shtuar 18.03.2022 13:22