Gjërat mund të mos shkojnë mirë këtë sezon për Manchester United, pas eliminimit në Champions League nga Atletico Madrid, por Cristiano Ronaldo vazhdon të mbështesë zgjedhjen që bëri verën e kaluar dhe nuk ka ndërmend të largohet nga “Old Trafford”.
Sipas spanjollës “AS”, ylli portugez do të luajë për fanellën e United sezonin e ardhshëm, por në pritje të një përforcimeve në verë dhe sigurisht ardhjen e një trajneri të ri.
Drejtuesit e United duket se kanë vendosur tashmë që nuk do të shkojnë me trajnerin gjerman në sezonin e ri, Eric Ten Hague që është zgjedhja numër një “Telegraph”. /albeu.com/