Vdes një tjetër pacient tek Infektivi, ishte shtruar prej dy javësh

Ndërron jetë një 71 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv.

Sipas ministrisë, i moshuari i prekur me Covid-19 ishte i shtruar prej më shumë se dy javësh në spital.

“Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh”-deklaroi ministria.


Shtuar 12.06.2020 09:06