Moderatorja për arrestimin e Elsa Lilës: Je “grua zonjë” se merresh me drogë (FOTO LAJM)

Pas arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila nga policia italiane, e cila ishte në mesin e 13 personave që trafikonin lëndë narkotike midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës, kanë ardhur edhe reagime të shumta.

Së fundmi ka reaguar moderatorja e “Goca dhe Gra”, Dalina Buzi, e cila përmes një postimi në Instastory ka thënë se ky lajm nuk i ka bërë përshtypje fare shqiptarëve.

Sipas Dalinës, për popullin kur një vajzë merret me drogë nuk përbën problem, ndërsa nëse i dashuri i saj e bën këtë gjë ajo konsiderohet kurvë.

“E rendesishme eshte qe ky lajm si ka bere pershtypje fare popullit tone. Madje kane ndjere keqardhje se “fundja pune po bente”.

Pra me ne fund u sqaruam per nivelet e “ndershmerise” sipas opinionit tone publik: Nese i dashuri yt futet ne burg per droge ti je k*rve qe te mban me lek.

Nese ti futesh vete ne burg se merresh me droge. Je “gru zonje”

Ok po e mbaj shenim”, ka shkruar Dalina./albeu.com/