Zelensky: Negociatat për paqe duken realiste, por duhet kohë që vendimet të jenë në interesin tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar progres në bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës.

Në një fjalim video mbrëmë vonë, Zelensky zbuloi “pozicionet në negociata tashmë duken më realiste”.

Por ai shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.

Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas do të vazhdojnë sërish.

Kujtohmë se Presidenti Zelensky do të mbajë fjalim në Kongresin Amerikan sot./albeu.com


Shtuar 16.03.2022 08:36