Sondazhi: Zidane apo Diego Simeone? Kush është trajneri ideal për PSG (FOTO LAJM)

Ndërsa largimi i Mauricio Pochettino duket i pashmangshëm, PSG do të duhet të shikojë pasuesit të tij.

Siç raportohet nga le10sport.com Zinedine Zidane është objektivi kryesor i PSG-së për të pasuar Mauricio Pochettino.

Madje, ish-trajneri i Real Madridit duket se është ëndrra më e madhe e drejtuesve të Katarit, të cilët mund të përfitojnë në këtë çështje nga mbështetja e Alain Migliaccio, këshilltar historik i Zidane, favorizues për ardhjen në Paris.

Megjithatë rrugë të tjera mund të eksplorohen dhe emrat e Antonio Conte (Tottenham), Massimiliano Allegri (Juventus) dhe madje edhe Roberto Mancini (Itali) janë përmendur. Nuk është e pamundur që në të ardhmen të studiohen opsione të reja, si Diego Simeone (Atletico), Erik ten Hag (Ajax), Mikel Arteta (Arsenal), Simone Inzaghi (Inter) ose Thiago Motta (Spezia).

Në sondazhin e Le10sport.com tifozët duan Zidane për stolin duke marrë 59% të votave. /albeu.com/

 


Shtuar 16.03.2022 08:45