Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e sotme do të mblidhet Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Berisha njoftoi se takimi do të mbahet me qëllim vendosjen e datës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, i cili do të vendosë për datën e zgjedhjeve brenda partisë.
Kujtojmë se po sot, Lulzim Basha është shprehur se është i gatshëm për të ndërmarrë çdo hap për forcimin e PD-së/albeu.com/