Tekniku zviceran, Bernard Challandes, synon të arrijë suksesin historik nën drejtimin e Kosovës, duke u kualifikuar në “EURO 2021”.
Challandes nuk e mendon veten larg Kosovës dhe në një intervistë për “Lematin.ch” ka shprehur dëshirën për të qëndruar, teksa thekson se i mungon adrenalina që të japin ndeshjet.
“Ekipet kombëtare aktualisht janë viktimat më të mëdha të kësaj krize. Unë jam duke lexuar për ushtrime dhe ide për futbollin, por është duke më munguar adrenalina e ndeshjeve.
Kontrata me Kosovën? Unë dua të qëndroj, është dëshira ime të vazhdoj këtë aventurë. Në anën tjetër, ekziston vullneti i federatës, mediave dhe tifozëve për qëndrimin tim. Për të rinovuar kontratën, ne duhet të pajtohemi për kushtet. Kosova ende mund të rritet dhe të kualifikohet në Evropian. Ka potencial. Nuk e shoh veten duke u larguar tani dhe Kosovën ta drejtoj dikush tjetër në Evropian”, u shpreh Challandes.
