Vajzat dhe nënat e reja lënë “gjithçka” dhe kapin armët për të mbrojtur atdheun

Vajzat e reja të sapodala nga bankat e shkollat, nënat dhe të gjitha djemtë e burrat kanë kapur armët dhe po mësojnë si t’i përdorin për të mbrojtur atdheun e tyre nga duart e rusëve.

Sesionet e trajnimit kanë nisur në qytetin perëndimor të Lviv, ku qindra civilë po mësohen se si të përdorin armët.

Shumë prej tyre nuk kanë prekur asnjëherë një armë, ndërsa të tjerë e shohin një të tillë për të herë të parë. Por fatkeqësisht ka ardhur një kohë e errët për vendin e tyre dhe janë të detyruar të mësojnë të mbrojnë veten, familjen dhe Ukrainën.

Nëna Valentina, është gruaja në foton e mësipërme. Ajo ka lënë vajzën e saj të vogël të gjyshja jashtë Lviv për të jetuar e sigurt, ndërsa ajo po mëson të qëlloi me armë.

Ndërsa gratë në botë protestojnë e festojnë, shumë gra në Ukrainë kanë  kapur armët dhe mbrojnë shtetin e tyre - Alsat


Shtuar 9.03.2022 18:01