Protesta, Lapaj: Kosova, Maqedonia e Serbia kanë marrë masa për çmimin e naftës, qeveria jonë jo

Mesazhet kundër rritjes së çmimeve kanë qenë mjaft të qarta në protestën e zhvilluar para kryeministrisë.

Mes protestuesve të pranishëm zërin e ka ngritur edhe avokati Adriatik Lapaj. Ky i fundit tha se vendet e tjera kanë marrë masa për rritjen e çmimeve, ndërsa qeveria jonë sipas tij nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Në vendet e tjera janë marrë masa. Po rendis masat e marra sot nga qeveritë e vendeve të përgjegjshme. Vuçiç në Serbi. Nafta 1.5 euro. Në Maqedoni sot është vendosur çmimi 1.5 euro. Në Kosovë në shtetin më të ri të Europës është vendosur se shitësit të kenë një fitim jo më shumë se 4% të vlerës.

Në Greqi qeveria ka paketë për shtresat në nevojë dhe pritet një paketë e plotë brenda javës. A keni parë ndonjë masë nga republika e Shqipërisë për krizën në fjalë. Kjo është protestë për çmimet. Për xhepat tanë”, tha ai.


Shtuar 9.03.2022 18:07