Kriza energjitike Balluku: Do u tregojmë qytetarëve si të përdorin kondicionerin dhe të ndezin dritat (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka nisur të tregojë para mediave se si qztetarët duhet të kursejnë energjinë elektrike.

Komentet Balluku i ka bërë gjatë një daljeje publike me Ramën, teksa kanë deklaruar se vendi po has mungesë energjie duke mos mundur të plotësojë nevojat e qztetarëve.

Balluku ka prezantuar disa pika të planit të masave që do të zbatojë qeveria shqiptare për kursimin e energjisë elektrike, duke thënë se pas disa kohësh do publikohen edhe disa paketa që u mësojnë qytetarëve hapat për kursimin e energjisë.

Sipas ministers së infrastrukturës qytetarët do mësohen se si të përdorin kondicionerin apo sesi duhet të ndezin dritën të paktën një orë me vonesë.

“Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit, por shqetësimi i neve nuk është vetëm çmimi, shqetësim është mungesa e produktit në treg, sot në energji nuk është sfidë vetëm çmimi, por po përballem me mungesën e kapaciteteve prodhuese dhe nëse hasim cdo ditë është se nuk përmbushim sasitë e kërkuara, sasitë që sot prodhohen është se nuk ka sasi në treg dhe do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur, e kanë nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë se do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme. Kanë të bëjnë me sasinë energjitike të tregut”, tha Balluku./albeu.com/