Teksa pushtimi rus në Ukrainë është në ditën e dhjetë të tij, ushtria ruse në Ukrainë ka nisur bastisjet e dyqaneve.
Një video e postuar së fundmi në Tëitter tregon më së miri vështirësitë që kanë hasur rusët për ushqim në agresionin e tyre në Ukrainë.
Disa ushtarë janë futur në një supermarket dhe kanë marrë gjithçka që u ka dalë përpara.
“Rusia nuk ka ushtri, është një bandë kriminale që përdorë armët”, shkruan personi që ka postuar videon.
Video është marrë nga kamerat e sigurisë së supermarketit të zonës./albeu.com/