Është mbyllur na barazim 2-2 ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier League mes Everton dhe Tottenham.
Protagonistët e sfidës së luajtur në Goodison Park kanë qenë Harry Kane për miqtë dhe Sigurdsson për vendasit, autorët e dy golave për ekipet e tyre.
Anglezi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 27-të, islandezi ështëkundërpërgjigjur në të 31-ën me një penallti.
Everton ka përmbysur rezultatin në minutën e 62-të me një gol të mrekullueshëm të Sigurdsson, por Kane ka goditur shtatë minuta më mbrapa dhe ka fiksuar shifrat në 2-2 falë një gafe të mbrojtjes.