Roman Abramovich ka njoftuar zyrtarisht se dëshiron të shesë Chelsean. Miliarderi zviceran Hansjorg Wyss dhe ai amerikan, Todd Boehly po përgatiten të paraqesin një ofertë pas formimit të një konsorciumi që synon të blejë klubin.
Problemi i vetëm është çmimi i lartë që Abramovich po kërkon për shitjen e skuadrës angleze, e që është plot 3 miliard paund.
Megjithatë, Abramovich mund të pranojë çmim më të ulët pasi që shitja e Chelseat do të jetë urgjente për të nga frika se Britania mund të sanksinojë apo të ngrijë pasuritë e tij në këtë shtet.
Të enjten mbrëma, qeveria njoftoi se kishte ngrirë pasuritë e Alisher Usmanov, bosit uzbek i cili ishte investitor në Everton derisa klubi ndërpreu marrëdhëniet me të të mërkurën.
Wyss dhe Boehly janë të vetmit ofertues të njohur publikisht në këtë fazë. Pasuria e miliarderit amerikan është 5 miliard dollarë, ndërsa e atij zvicërian, 3.8 miliard.
Shitja e Chelseat sipas analistëve pritet të çojë në një rënie të shpenzimeve për transferime te Chelsea, e cila arriti në 2.1 miliard paund në 19 vitet e menaxhimit të Abramovich.
Në njoftimet e tyre më të fundit, Chelsea postoi një humbje ekonomike prej 207 milion paund, më e madhja që kemi parë ndonjëherë në një klub anglez./ h.ll/albeu.com