Ukraina hedh “në kosh” 64 milionë dollarë tanke ruse (VIDEO)

Disa tanke ruse janë shkatërruar plotësisht nga forcat e armatosura ukrainase.

Teksa rezistenca vendase vijon t’i shkaktojë humbje kolosale trupave ruse që kanë hyrë prej 8 ditësh në vend dhe po mundohen ta pushtojnë, disa pamje janë postuar në rrjetet sociale nga shkatërrimi i makinave luftarake.

Atje duken qartë se janë djegur 4 tanke ruse. Një tank i vetëm kushton 16 milion dollar, të marrë sëbashku Ukraina i ka shkaktuar 64 milion dollarë ushtrisë ruse në pak minuta.

“Pamjet e ukrainasve duke shkatërruar katër automjetet e kapur të mbrojtjes ajrore 2K22 Tunguska (me sa duket sepse nuk donin të rrezikonin që t’i rimarrë nga rusët). Çdo Tunguska kushton 16 milionë dollarë, pra është 64 milionë dollarë pajisje ruse të djegura në tym.” thuhet në njoftim./albeu.com/


Shtuar 3.03.2022 21:32