Në rrugën “Nënë Tereza”, pranë një hoteli, shërbimet e policisë kanë ndjekur një person të shpallur në kërkim për vjedhje kryer në bashkëpunim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësit”, kryer nga Komisariati i Policisë Kamës
Shtetasi Elis Suçi, në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij.