Ç’po ndodh? Katër avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

Katër avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë.

Lajmin e bënë të ditur Forcat e Armatosura Suedeze.

“Në vazhdën e situatës aktuale ne e shikojmë këtë ngjarje shumë seriozisht”, thuhet në faqen zyrtare të internetit.

Forcat e Armatosura Suedeze shtuan se shkelja ishte e shkurtër dhe ndodhi në lindje të ishullit suedez të Gotland./albeu.com/


Shtuar 2.03.2022 20:31