Shqipëria dërgon dy helikopterë “Cougar” në Poloni (VIDEO)

Shqipëria ka dërguar ditën e sotme dy helikopterë në Poloni.

Sipa burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, helikopterët po shkojnë për remont në Poloni dhe po shoqërohen nga një kompani gjermane e specializuar për transporte të tilla, “Air Glaze Aviation”.

Kompania që do të kryejë remontin në Poloni quhet “Helo One”.

Gjithashtu bëhet me dije se itinerari nga Greqia është bërë më qëllim që transporti të bëhet vetëm përmes vendeve të BE-së.

 


Shtuar 2.03.2022 14:11