Bodrumi i spitalit të Kievit, është kthyer në një repart pediatrik të improvizuar.
Pamjet e dhimbshme që gjeni bashkëngjitur, të publikuara nga BBC, dokumentojnë situatën me disa imazhe ku shihen disa fëmijë, disa me sëmundje onkologjike, të sistemuar në krevate dhe pajisje spitalore, në pjesën e bodrumit bashkë me nënat dhe infermierët.
Në fakt bodrumi, u përdor si strehë për të mbrojtur pacientët nga sulmi që po kryhet prej ditësh në kryeqytet, por edhe për të kuruar pacientët e vegjël.
Forcat ruse synojnë prej ditësh të marrin kontrollin e kryeqytetit ukrainas, por ushtria vendase ka arritur që ti zmbraps, pavarësisht dëmeve të shkaktuara.