Moderatori Ermal Peçi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Glamour zone”, në drejtimin e Ester Bylykut.
Gjatë emisionit, Ester po shihte në telefon, teksa Ermali po i përgjigjej pyetjeve të saj. Ky moment nuk i pëlqeu moderatorit i cili i nxehur i kërkoi Esterit ta shihte në sy kur fliste.
Me humor, Ermali tha se do ia merrte telefonin moderatores dhe do ia bënte copash.
“Unë i kam shumë qejf që njerëzit të më shohin në sy, dhe do ta marr atë telefonin e do ta bej copash Ester Bylyku. Se na ke futur në një dhomë të errët këtu…”, tha Ermali teksa të dy nisën të qeshnin.
