Duket se Turqia ka marrë vendimin për të bllokuar anijet luftarake ruse që të depërtojnë pranë Ukrainës përmes Detit të Zi.
Sipas vendimit të fundit, vendeve që lagen nga Detit të Zi ashtu edhe vendeve e tjera, u është bërë thirrje që të mos kalojnë anije luftarake nëpër ngushticat e saj të Bosforit dhe Dardaneleve, raporton Reuters.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu foli sot mbi vendimin, duke thënë: Ne zbatuam atë që thotë Montreux dhe do ta bëjmë tani e tutje. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për kalim nëpër ngushticat deri më sot.
Konventa e Montreux e vitit 1936, së cilës i referohet Cavusoglu, i lejon Turqisë të kufizojë tranzitin detar në ngushticat e saj gjatë kohës së luftës, megjithëse i lejon anijet luftarake të kthehen në bazat e tyre të regjistruara.
Të paktën katër anije ruse po prisnin vendimin e Turqisë për të kaluar nga Deti Mesdhe./albeu.com/