Tensionet në rritje në Ukrainë kanë bërë që autoritetet e Maqedonisë së Veriut t’i bëjnë thirrje Evropës për përshpejtimin e procesit të integrimit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se kushtet për përshpejtimin e gjetjes së zgjidhjes mes Shkupit dhe Sofjes janë plotësuar ndërsa integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të zvarritet asnjë ditë më tepër.
Në takimin me komisionerin evropian të zgjerimit Oliver Varhej në Samitin e BERZH-it në Londër është konstatuar se duhet patjetër të shfrytëzohet kryesimi francez me BE-në dhe ambienti i përshtatshëm i cili për momentin po sundon për gjetjen e zgjidhjes. /Alsat.mk