Zelensky kërkoi anëtarësim urgjent në BE, vjen reagimi i Brukselit

Pas deklaratës së presidentit Zelensky se Ukraina duhet të ishte në BE, vjen reagimi i parë nga Burkseli.

Zyrtarët në Bruksel thanë se “kjo do të duhet të vlerësohet shumë shpejt nga këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet një opinion urgjent nga Komisioni Evropian”.

Kujtojmë së sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte bërë një videomesazh në të cilën i bëri thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave të veçanta.

Sipas The Guardian, që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar asaj të përmbushë detyrimet si shtet anëtar.

 


Shtuar 28.02.2022 12:28