Zyrtarja ukrainase: Shtëpia e fëmijës goditet nga granatimet e forta ruse

Një jetimore në Vorzel, një qytet i vogël rreth 40 km larg Kievit, është goditur nga granatimet e forta ruse, ka thënë prokurorja e përgjithshme e Ukrainës.

Iryna Venediktova shkroi në Facebook se mbeturinat nga një raketë ruse goditën një jetimore në qytet ku strehohen 50 fëmijë, raporton BBC.

Ajo tha se nuk kishte viktima dhe vuri në dukje se “po merren masa për evakuimin e tyre”.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët ukrainas njoftuan se një numër fëmijësh ishin plagosur.

Dmytro Zhyvytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se një zonë banimi, disa strehimore dhe një kopsht fëmijësh ishin goditur nga një breshëri artilerie./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 17:18