Vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë zonave malore. Ndërsa kthjellimet do të jenë më të theksuara në shtrirjen perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa do të jetë në Lindje dhe në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit me mot të qëndrueshëm. Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Europa Qëndrore do të jenë me vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu. Po ashtu Anglia MBETET me reshje shiu të shoqëruara me stuhi ere. Por me reshje dëbore do jetë Skandinavia.
Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ,të cilat do të sjellin në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Prarashikohet që vranësirat më të dukshme të bëhen në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonat Verilindore.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta Barike që do të përfshijnë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë mot të qëndrueshëm në MV. Por edhe pse vranësirat herë pas here do të pësojë zhvillim të përkohëshëm, ato nuk do të mund të sjellin reshje. Në zonat perëndimore pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme.