Bie nga ura e reja në Mat, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një 25 vjecare ka rënë nga ura në Mat. Mësohet se ajo kishte shkuar aty pranë për të hedhur plehrat ndërkohë që aksidentalisht ka rënë dhe është plagosur.

Mësohet se e reja është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë

Rreth orës 09.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, shtetasja F.T., 25 vjeç, ka renë aksidentalish nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 2.06.2020 08:26