Njohja e rajoneve separatiste të Ukrainës, Meta reagon ashpër: Minon sovranitetin e Ukrainës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për njohjen e dy rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Meta shkruan se ky veprim është shkelje e rëndë e e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Postimi i Metës:

Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!

Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.


Shtuar 21.02.2022 21:23