Simeone nuk e braktis anijen: Do tja dalim bashkë

“Unë jam aty ku dua të jem dhe shikoj nga e ardhmja duke u përpjekur të zgjidh të tashmen”.

Trajneri Diego Simeone ka rinovuar dashurinë për Atletico Madridin në konferencën për shtyp të mbajtur për ndeshjen kundër Osasuna.

“Unë jam në një klub të madh, ne të gjithë duam të lëmë pas një humbje të dhimbshme. Me klubin takohemi një ose dy herë në muaj për të analizuar situatën, të mirat dhe të këqijat. Kjo është një periudhë e keqe. për ne, por duhet ta kapërcejmë duke qëndruar të bashkuar”, deklaroi trajneri i Colchoneros .

Atletico është sot në vendin e pestë në renditje me 39 pikë. /albeu.com/


Shtuar 19.02.2022 08:49