Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë se vendi ynë ndodhet në fazën ku heqja e masave anti-Covid mund të konsiderohet.
Në një intervistë për “ABC Live” Alimehmeti argumenton mendimin duke thënë se kurba e infektimeve në Shqipëri është në rënie dhe se kjo është një shenjë që tregon se masat anti-Covid duhen rishqyrtuar.
“Kurba ka qenë në rënie prej disa javësh. Më 23 janar patëm pikun e shtrimeve spitalore. Sot kemi rënë nën shifrën 100 të shtruar në spital. Tendenca e trajaktores është në rënie. Presim që kjo rënie të vazhdojë. Në Shqipëri koeficienti “r” i kurbës në 1 shkurt ishte 0.55, numri më i ulët në historikun e vendit tonë. Koeficiente është në rënie, qartësisht jemi në momentin që mund të mbështetet heqja e masave. Megjithatë, ka ende pacientë të shtruar në spital. Ne na shqetëson edhe një i vetëm që humb jetën”, tha ai.
Alimehmeti, pak më herët, në Facebook, ka dhënë dhe një lajm të mirë. Ai shkruate se për momentin nuk ka në ndjekje asnjë pacient me CoviD-19.
“Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me Covid në ndjekje. Dashtë Zoti po fillon fundi”, thuhej në statusin e tij./albeu.com