Deklaron se po tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, por çfarë po organizon tani Rusia

Ndërsa deklaron se po tërheq një pjesë të trupave të saj nga kufiri me Ukrainën, Rusia sapo ka njoftuar stërvitje të mëdha më 19 shkurt që do të përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe të lundrimit, raporton BBC.

Gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, do të përfshihen edhe forcat ruse të trefishtë bërthamore.

Ministria thotë se stërvitjet, të cilat do të mbikëqyren nga Presidenti Vladimir Putin, ishin “të planifikuara paraprakisht”.

Stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Bjellorusinë do të përfundojnë më 20 shkurt, ndërsa stërvitjet e zjarrit në Detin e Zi do të përfundojnë një ditë më parë./albeu.com


Shtuar 18.02.2022 11:06