Sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, disa njësi të këmbësorisë janë tërhequr nga Krimea. Tanket thuhet se janë kthyer në bazat e tyre në rajonet e Dagestanit dhe Çeçenisë pas përfundimit të stërvitjeve në Krime, shkruan The Guardian
Gjatë ditëve të fundit, Rusia ka pretenduar se ka tërhequr trupat nga kufijtë e Ukrainës, madje duke transmetuar video të këmbësorisë që largohen. Megjithatë, liderët perëndimorë janë skeptikë në lidhje me tërheqjen e trupave rusë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se nuk kishte prova se Rusia kishte tërhequr forcat ushtarakë, duke thënë në një takim të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia po përgatit një pushtim gjatë ditëve të ardhshme.