Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga momenti kur shkroi Deklaratën e Pavarësisë dhe Shyqri Nimani vazhdon të ndjejë të njëjtat emocione. Ai përfundoi kaligrafinë në pergamenë më 17 shkurt të vitit 2008 në një kohë rekord. Nimani dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi për ndjesitë që përjetoi gjatë punës 16 orëshe dhe frikën se nuk do të mund ta përfundonte në kohë.
Pavarësisht peripecive, ai thotë se ka qenë një ditë e rëndësishme për të për shkak të peshës historike që kishte deklarata që do të realizonte. “Kisha vetëm 16 orë dhe teksti që më dhanë ishte tre faqesh. Kjo krijoi tension të madh. Mendova se për herë të parë do të dështoj, dhe nuk do të shkruaj të gjithë shkronjat. Prandaj vendosa që ta shkruaj sipas stilit latin.”, tha ai.
Kur e kam përfunduar kam ndjerë qafën dhe kurrizin që më kanë dhembur pafund. Kohë pas kohe pija vetëm kafe, megjithatë ka përfunduar shumë mirë. Kjo është e rëndësishme.”, tha ai duke shtuar se ishte frymëzuar nga formula e pagëzimit. “Ishte e vështirë pasi kisha kohë vetëm 16 orë. Fillova shpejt të punoj më shpejt dhe po ta shikoni origjinalen mund të dallohet mirë.
Por shkronjat italic janë të pjerrëta, shkruhen shpejt dhe duken bukur. Mua më përshtatej që të vazhdonim traditën dhe të shkoja më shpejt në kohë. Nga fundi ka qenë e vështirë por kur erdhi kryeministri, isha duke shkruar 3 shkronjat e fundit. Jam inspiruar nga formula e pagëzimit.”, tha ai.