Kosova 14 vjet shtet, Rama: Urime të gjithë shqiptarëve (VIDEO)

Kosova feston sot 14-vjetorin e shpalljes si shtet i pavarur. Të dielën e 17 shkurtit 2008, në orën 15:39, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një videoje në Facebook dhe shkruan: “MIRËMËNGJES, Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”.

Shpallja e Pavarësisë ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 08:17