Në një banesë në Divjakë ka rënë zjarr sot rreth orës 14:15. Policia bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe se dyshohet të jetë aksidental. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:15, në fshatin Babunjë, Divjakë, në banesën e shtetases Dh. P., 40 vjeçe, ka rënë zjarr, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com