Ndërsa Rama vazhdon në mënyrë të vazhdueshme, çdo ditë, duke treguar sa qytetarë kanë plotësuar formularin e këshillimit kombëtar, komentet postimet në Facebook, vijojnë të jenë për rritjen e çmimit të naftës.
Një qytetar, me ironi, i kërkon Ramës ta çojnë çmimin e naftës 4 mijë lekë të vjetra deri në qershor.
Sigurisht, një replikë e kryeministrit nuk mund të mungonte. Ky i fundit i përgjigjet duke i thënë se çmimet s’i vendos qeveria por tregu, dhe vazhdon të tregojë arritjet e qeverisë në lidhje me çmimin e energjisë, taksat zero për biznesin e vogël etj.
Komentuesi: Perpara kryeminister deri ne qershor e dum 4 mij lek litrin e naftes
Rama: Disa ketu bejne ironira per cmimet dhe s’ka ndonje te keqe, po problemi eshte qe pas 30 vjetesh demokraci, duket sikur nuk e kane marre vesh akoma se çmimet e mallrave ne tregun e lire nuk i ve qeveria, sic ndodhte ne komunizem! Nderkohe qe kjo qeveria e poshter per disa prej ketyre, po mban nen kontroll aktualisht cmimin e energjise, i cili ne treg ka kercyer frikshem po ama jo edhe ne faturen e konsumatoreve, sic ka ndodhur ne Kosove apo ne vende te tjera perreth ose ne Europe, sepse ne kete rast qeveria po subvencionon diferencen e larte, gje qe s’mund ta beje me mallrat e tjera! Jo po nafta ka taksa brenda thone disa dhe po, e vertete, po e para ato taksa i kane te tera vendet por i kane te ndara, dmth si i dhe si nuk i dhe makines andej i paguan ato taksa po pate makine; e dyta, me takse biznesi te vogel zero, si askush ne rajon, me tvsh zero per biznesin e vogel si askush ne rajon, me taksat mbi pagat e uleta me te uletat ne rajon, me kontributet per pensionet me te uletat (plus me problematiket ne rajon), me kontributet shendetesore po ashtu me te uletat ne rajon, si e mendojne ata qe bejne kete lloj ironie rritjen e metejshme te pagave, investimeve e me radhe?! Natyrisht nuk e mendojne kaq gjate dhe nuk u ve asnje faj, por qe te mos e harroje askush ne fund, cmimet qeveria i vendos vetem ne komunizem!/albeu.com