U bë “hero” i gjithë shqiptarëve, Pëllumb Pipero merr titullin e nderit

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është kthyer në “heroin” e të gjithë shqiptarëve që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Në shenjë falenderimi, Bashkia e Skraparit e ka shpallur atë “Qytetar Nderi”.

Titulli i është dhënë me miratimin e Këshillit Bashkiak të qytetit të lindjes së doktorit të njohur, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët.

Motivacioni i titullit është: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”


Shtuar 28.05.2020 15:01