4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale si “ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” apo të dehur në timon.
Ndërkohë në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për një ngjarje ku 4 shtetas kanë rrahur me sende të forta një 34-vjeçar dhe i kanë dëmtuar makinën.
Mësohet se po punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.
Njoftimi
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariarin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. Sh., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Z., 41 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 52 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. I., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S. dhe L. Sh, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit. Punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.